Tensionet në mes Kinës dhe Britanisë së Madhe për situatën në Hong Kong

Tensione të mëdha ka pasur në mes Pekinit zyrtar dhe Londrës zyrtare.

Tensionet në mes Kinës dhe Britanisë së Madhe për situatën në Hong Kong

Kina ka parlajmëruar Britaninë e Madhe se do të ketë pasoja nëse vazhdon të shkojë, sipas tyre “në rrugën e gabuar” në qasjen e saj ndaj situatës në Hong Kong,

Të hënën, Britania e Madhe pezulloi traktatin e saj të ekstradimit me Hong Kongun mbi një ligj të ri të sigurisë për ish-koloninë, e cila i jep Pekinit më shumë fuqi në Hong Kong.

Si përgjigje, ambasadori kinez në Londër tha se Mbretëria e Bashkuar “kishte ndërhyrë në mënyrë të qartë” në çështje e brendshme të Kinës.

Ambasadori kinez, Liu Xiaoming, tha se “Kina kurrë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Britanisë dhe për këtë Britania e Madhe duhet të bëjë të njëjtën gjë në raport Kinën, të mos ndërhyjë në çështje e brendshme në Kinë.

Kryeministri brinanik, Boris Johnson, në fillim të muajit korrik u zotua të ju ofrojë tre milion banorëve të Hong Kongut mundësinë për t’u vendosur në Britaninë e Madhe, duke i lejuar ata që të aplikojnë për nënshtetësinë britanike, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.

Lëvizjet erdhën pasi Pekini futi ligjin e ri të diskutueshëm të sigurisë në fund të qershorit, duke krijuar vepra penale që mund të ndikojnë që banorët e Hong Kongut të dërgohen në territorin e Kinës për gjykim. Kritikët thonë se ndëshkimet mund të jenë të rrepta për protestuesit e Hong Kongut.

Tensionet midis Londrës dhe Pekinit janë rritur, pasi qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se do të kërkojë heqjen e teknologjisë kineze nga rrjeti i lëvizshëm i Mbretërisë së Bashkuar 5G. /Insajderi.com/