Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka treguar qëndrimin e partisë së tij karshi kompromisit të dhimbshëm, ndarjen e territorit të Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.
Beqiri në intervistën dhënë për “Gazeta Blic”, ka thënë se LDK e ka të qartë qëndrim për statusin e Kosovës.
Sipas tij është e papranueshme të flitet për ndarje të Kosovës.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë statusi i Kosovës është i përfunduar, shpallja e pavarësisë ajo çka ka ndodhur me 17 shkurt 2008 për ne është çështje e mbyllur dhe për LDK çfarëdo opsioni tjetër, jashtë kësaj që e kemi si shtet, me këta kufi që i kemi dhe me këtë kushtetutë që e kemi aktualisht çdo opsion tjetër është i papranueshëm”, ka deklaruar Beqiri.
Tema e ndarjes së territorit të Kosovës, sipas Beqirit është një tentim pazari që për LDK është e papranueshme.
“Këto pazare ose të themi tentim pazare janë të pa pranueshme për LDK. Ne kemi bërë mjaft lëshime si Kosovë”, është shprehur ai.
Sekretari i LDK-së thotë se e vetmja çështje që duhet diskutohet është e drejta e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës si dhe te drejtat e serbeve në veri.
“Totalisht e pa pranueshme. Asnjë se kemi mandatin me folë për ndarje të Kosovës. Ky është territor i Kosovës dhe nuk duhet të diskutohet për të. Për ne si LDK është e rëndësishme që të flitet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe për të drejtat e serbeve në Veri të Mitrovicës”, ka thënë Beqiri