Tentimet e politikanëve për të “përfituar” nga sporti

Tentimet e politikanëve për të “përfituar” nga sporti

Kadri Veseli ishte futur në zhveshtoren e Kombëtares së Kosovës, për ta uruar ekipin për suksesin historik ndaj Bullgarisë – fitoren e parë në të Kosovës në një ndeshje kualifikuese.

Kosova e mundi 3:2 Bullgarinë në Sofje, për ta regjistruar fitoren e parë në një ndeshje që kishte vlerën për një kualifikim në Evropian, apo Botëror.

Në fakt, Insporti raporton se hyrja e Veselit ku ai mori vëmendje të madhe menjëherë pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes, kishte bërë që të prishej protokolli i ndeshjes.


Kryeparlamentari Veseli me ministrin Kujtim Gashi kishin shkuar edhe në njërën prej stërvitjeve të Kosovës

Sidoqoftë, këto “përkrahje” që i bëhen sportit të Kosovës veçanërisht pas sukseseve, nuk po mbështeten edhe atëherë kur sporti kosovar ka nevojë më së shumti.

Së fundmi, në Kuvendin e Kosovës nuk u kalua Ligji për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, gjegjësisht amendamenti që i cili do t’i jepte rrugë Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit.

Lexoni më shumë në Insporti