Tentoi të udhëtojë me pasaportë false, arrestohet në aeroport

Tentoi të udhëtojë me pasaportë false, arrestohet në aeroport

Një shtetas i huaj është arrestuar të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti kishte tentuar që të udhëtojë në Berlin me pasaportë të falsifikuar.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n, Bajram Krasniqi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në ora 13:45, në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, një shtetas i huaj ka tentuar të udhëtojë për në Berlin me një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia ka iniciuar rastin ‘Falsifikimi i dokumentit’. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë Krasniqi./Insajderi.com