Tentoi të vetëvritet me medikamente, dërgohet në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjakovës

Tentoi të vetëvritet me medikamente, dërgohet në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjakovës

Një person në Gjakovë ka tentuar t’i japë fund jetës së tij mëngjesin e së shtunës, duke përdorur medikamente.

Për këtë rast, stacioni policor është ifnormuar nga Emergjenca e Gjakovës.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai ka njoftuar se lidhur me rastin është intervistuar nëna e viktimës.

“Sipas saj, djali i saj i kishte thënë se nuk ndihej mirë dhe se deshiron të vdes, dhe pasi që i kishte thënë këto fjalë, ai kishte konsulmuar medikamente”.

Xhurkaj tutje njoftoi se gjendja e viktimes është e rëndë dhe i njëjti po hospitalizohet. “Është njoftuar dhe prokurori Kujdestar”./Insajderi.com