Tentojnë të vjedhin në shtëpinë e një polici në Hajvali, arrestohen tre persona

Tentojnë të vjedhin në shtëpinë e një polici në Hajvali, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes nën dyshimin për vjedhje dhe tentim vjedhje në Hajvali të Prishtinës.

Këtë e kanë konfirmuar për KTV-në zyrtarë të Policisë së Kosovës, që kanë treguar se disa persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi, ku kanë vjedhur disa gjëra dhe më pas kanë tentuar të vjedhin edhe një shtëpi tjetër.

“Me të marrë informacionin nga pronarët e shtëpisë ekipet e Policisë kanë reaguar shpejtë, kështu edhe duke ndaluar personat e dyshuar” thuhet më tutje në përgjigjen e Policisë.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe se shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.