Tenton të vetëvritet, 24 vjeçarja nga Prizreni në gjendje të rëndë shëndetësore

Tenton të vetëvritet, 24 vjeçarja nga Prizreni në gjendje të rëndë shëndetësore

24 vjeçarja A.S., ka tentuar t’i jap fund jetës, të dielën rreth orës 16:00.

Telegrafi mëson se familjarët menjëherë e kanë thirrur emergjencën, të cilën e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Mësohet se 24 vjeçarja, gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Telegrafi ka tentuat të flasë më zëdhënësin e policisë për rajonin e Prizrenit, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndryshe, numri i vetëvrasjeve në Kosovë muajve të fundit është shpeshtuar.

Statistikat e Policisë së Kosovës thonë se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë regjistruar katër vetëvrasje.