Tenton t’i shkelë policët me veturë

Tenton t’i shkelë policët me veturë

Në fshatin Komoran të Drenasit, njësiti policor, në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën në të cilën gjendeshin tre persona.

Drejtuesi i automjetit nuk është ndalur në sinjalizimin e zyrtarit policor por me automjet ka vazhduar me vrull në drejtin të tyre duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.