Teoria konspirative sipas të cilës Keanu Reeves është i pavdekshëm

Teoria konspirative sipas të cilës Keanu Reeves është i pavdekshëm

Aktori i Keanu Reeves shpesh është përfolur për pamjen e tij të freskët pavarësisht moshës, mirëpo disa adhurues kanë një argumentim për këtë.

Ekziston një webfaqe e cila ‘vlon’ nga teori të ndryshme, sipas të cilave Keany, 55 vjeçar, ka jetuar për shekuj nën personalitete të ndryshme.

Teoria thotë se një prej identiteteve të konfirmuara të tij është Charlemagne, mbret of the frankëve and lombardëve dhe perandor i romanëve, i cili ka jetuar nga viti 742 deri në vitin 814 pas lindjes së Krishtit.

Varrimi i këtij mbreti u bë në fshehtësi prandaj kjo i forcon dyshimet e kësaj teorie.

Një tjetër personalitet që kjo teori i mvesh Keanu-s, është ai i një mjeku të quajtur Paul Mounet, i cili përpos mjekësisë e sprovoi veten edhe në filma pa zë të kohës. Doktori thuhet se iu shkaktua vdekja nga një sëmundje zemre, mirëpo kjo teori sugjeron që ai kishte përdorur pozicionin si doktor për falsifikuar vdekjen. Edhe trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Aktori edhepse me të vërtetë është i dyshimtë për shkak të pamjes së tij të re, është një prej më bujarëve të Hollywood dhe prej më modestëve.

Ai kishte dhuruar 50 milion, prej 70 milionëve të fituar nga filmat “Matrix”

Kur u konfrontua me këtë teori në një intervistë për Jimmy Fallon në 2017, ai tha se “ne të gjithë jemi pluhur yjesh dhe se gjente ngjajshmëri mes tij dhe aktorit Paul Mounet.”/Insajderi.com