fbpx

Terapia përmes telefonit për trajtimin e problemeve në zorrë

Terapia përmes telefonit për trajtimin e problemeve në zorrë

Një ueb ose një terapi psikologjike përmes telefonit i dizajnuar së fundmi, duhet të iu ofrohet njerëzve që vuajnë nga sindroma e irritimit të zorrëve, shkruan bbc, transmeton Gazeta Express.

Një studim i bërë nga disa hulumtues, I publikuar në revistën “Gut”, tregon se terapia e sjelljes kognitive mund të zvogëloje sado pak simptomat e këtij problemi, dhe kjo edhe përmes telefonit. Ruajtësit e shëndetit në Angli rekomandojnë këtë trajtim për të gjithë njerëzit që vuajnë nga sindroma IBS- irritimit të zorrëve.

IBS- është një sindromë e shpeshtë tek njerëzit dhe në shumë raste ajo prekë zorrët dhe manifestohet me dhimbje të stomakut, diarre, gazra dhe kapsllëk. Nuk ka ende një kurë për këtë çrregullim, mirëpo një ushqyerje e mire dhe përdorim i tabletave të duhura mund t’i kontrollojnë simptomat.

Sipas ekipit të Universitetit Southampton në Londër, pajisja e krijuar së fundmi kërkon më pak orë terapeutike dhe ofrohet edhe për njerëz që nuk mund ta bëjnë këtë terapi me terapistë të vërtetë.

Eksperimenti I realizuar përdori pjesëmarrës, të cilët vuanin nga kjo sindromë dhe gjysma e tyre janw trajtuar pwrmes kwtij uebi kurse gjysma tjetër u trajtuan me trajtimin standard. Pas 12 muajve, hulumtuesit gjetën, që pacientët që kishin pranuar terapinë përmes telefonit dhe ueb-it të krijuar nga këta hulmtues, kishin pasur një zvogëlim të njëjtë të simptomave.

“Një shembull tipik mund të jetë që nëse ju jeni tw shqetësuar për zorrët tuaja, ju do të jeni gjatë gjithë kohës duke kontrolluar se a ka ndonjë tualet afër, kurse më anë të uebit tonë, ne do t’I ndihmojmë këta njerëz të punojnë rreth sjelljes së tyre në këto raste dhe kontrollimit të këtyre mendimeve”, tha Dr. Hazel Everitt.

Hulumtuesit së fundmi janë duke trajnuar terapistët për të dhënë terapi edhe përmes telefonit për njerëzit që nuk kanë mundësi t’i takojnë ata.