Flet psikoterapeuti: Imamët i sjellin pacientet tek ne

Flet psikoterapeuti: Imamët i sjellin pacientet tek ne

Profesionisti, Yll Avdijaj, në trajtimin e problemeve mendore pranon që në mesin e pacientëve të tyre kanë pasur edhe të tillë që janë sugjeruar nga imamët që ushtrojnë shërim me Kuran.

Psikoterapeuti ka shpjeguar për InDoks se si funksion terapia për personat që së pari kanë shkuar tek një mjek popullor, dhe si arrihet një sukses për gjendjen e tyre.

“ Zakonisht me anë të komunikimit mirëpo për shembull për qasje të psikoterapisë trupore që e kemi këtu shumëhere ka momente që ne impovizojmë skena të ndryshme ose teknika të ndryshme të frymëmarrjes, me jogën varësisht  për çështjës së çka kërkohet, sa më shumë vetëdijësohet për problemin që ka aq janë edhe mundësitë për ta zgjidhur dhe anasjelltas”, ka thënë Avdijaj.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.