Tërhiqet nga gara për gjykatës të Kushtetueses njëri nga kandidatët

Tërhiqet nga gara për gjykatës të Kushtetueses njëri nga kandidatët

Visar Morina, njëri nga kandidatët që i ishte futur garës për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, është tërhequr nga ky proces, njofton Insajderi.

Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën e së enjtes.

Ai tha se Morina e ka dorëzuar një letër duke njoftuar për tërheqjen nga gara.

“Ju njoftoj se sot, kandidati Visar Morina, përmes një shkrese e ka deklaruar tërheqjen e tij nga kandidatura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”.

Përveç Morinës, në garë për gjykatës janë edhe Vigan Qorrolli, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli./Insajderi.com