Tërmet i fortë sot në mëngjes në Turqi

Pas tronditjes së fortë të parë, pasuan edhe tetë tjera me intensitet më të dobët. Të lënduar 13 persona, janë dëmtuar ndërtesat, shkollat janë mbyllur...

Tërmet i fortë sot në mëngjes në Turqi

Një tërmet e goditi krahinën verilindore turke Adiyaman të martën në mëngjes ku janë lënduar 13 persona, ndërsa ndërtesat janë dëmtuar në masë të madhe, ka publikuar agjencia turke e lajmeve Anadolya.

Byroja gjeologjike amerikane (USGS) ka lajmëruar se tërmeti ishte me fuqi prej 5,2 shkallëve të Rihterit dhe ndodhi në thellësi prej 10 kilometrave në orët e hershme të mëngjesit.

Anadolya ka transmetuar se 13 persona janë transportuar në spital, por se gjendja e tyre nuk është e rëndë.

Fotografitë e postuara nëpër rrjete sociale tregojnë dëmtime të mëdha në shumë shtëpi.

Pas tërmetit pasuan edhe tetë tërmete më të dobëta, transmeton Anadolya.

Shkollat janë mbyllur, lajmërojnë mediet./Insajderi.com.