
Një termet me mangitudën 4 ballë është regjistruar sot në Durrës, epiqendra e të cilit ishte deti Adriatik.
Mediat në Shqipëri raportojnë se banorët e qytetit bregdetar të alarmuar nga lëkundjet e tërmetit kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.
Sipas banorëve, tërmeti është ndjerë dhe se ka qenë i fortë, njofton albeu.com
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se epiqendra ishte 7 km larg Durrësit dhe 37 km nga Tirana. Sakaq, nuk dihet ende nëse ka pasur dëme materiale nga kjo dukuri natyrore. /Insajderi.com