Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Maqedoni është regjistruar një tërmet.
Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë me stacion në Shkup, Valland" />

Tërmet në Maqedoni

Tërmet në Maqedoni

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Maqedoni është regjistruar një tërmet.

Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë me stacion në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, sot në mëngjes rreth orës 05:47 ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë 180 kilometra në juglindje të Shkup, në Greqi.

Siç shkruajnë meidat në maqedoni, fuqia e tërmetit ka qenë 4.2 shkallë Rihter, ndërsa është ndjerë në pjesën jugore të Maqedonisë me intensitet prej 3 shkallëve sipas Shkallës makroseizmike evropiane.