Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.6 shkallë ka goditur Shqipërinë pas mesnate.

Lëkundjet e tërmetit kishin thellësi 2 kilometra, ndërkohë epiqendra ishte 17 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës.

Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo dëme materiale.

Vitin e kaluar Shqipëria ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm që kishte shkaktuar vdekje dhe shumë dëme materiale. /Insajderi.com