Tërmet përsëri në Shqipëri, tifozët frikësohen të futen në stadium

Tërmet përsëri në Shqipëri, tifozët frikësohen të futen në stadium

Shqipëria që nga pasdita e djeshme është duke u përballur me tërmete të fuqishme, shkruan Gazeta Insajderi.

Frikë e trishtim të madh po përjetojnë banorët e zonës së Tiranës, Durrësit dhe rrethinës. Pjesa dërrmuese e tyre kanë dalur nga shtëpitë dhe apartamentet banuese nga frika se ndonjë tjetër mund të ndodhë.

Disa orë më parë, u raportua se edhe një tërmet ka ndodhur. Në një video shihen një grup i madh tifozësh së kanë frikë të futen në një nga stadiumet e qytetit të Durrësit. Instituti që merret me matjen e shkallës së termetit njofton se para pak minutash, respektivisht në orën 00:03, ka ndodhur një tërmet me magnitudë 3.7.

Përveç kësaj, tërmetet janë bërë trend global edhe në rrjetin social “Tëitter”. Raportimet dhe komentet nga vendi dhe bota janë me qindra./Insajderi.com/