Tërmet politik në Gjermani

Kancelarja Angela Merkel papritmas ka përjetuar disfatë të rëndë në klubin e saj të deputetëve, pasuan reagimet e ashpra.

Tërmet politik  në Gjermani

Deputetët e Unionit CDU/CSU e zgjodhën për kryetar të klubit të tyre të deputetëve Ralph Brinkhaus, që konsiderohet një goditje e madhe për udhëheqjen e Unionit, e para së gjithash për kancelaren Angela Merkel, bashkëpunëtori i ngushtë i të cilës dhe kryetari shumëvjeçar i klubit të deputetëve demokristianë Volker Kuder humbi prej Brinkhausit plotësisht të panjohur, transmeton Insajderi.com.

“Kjo është demokraci dhe në demokraci ka edhe disfata. Këtu nuk ka çfarë të zbukurohet”, ka thënë kancelarja gjermane pasi kandidati i saj Volker Kauder (Unioni Kristian Demokrat) u mposhtë në zgjedhje për kryetarin e Klubit të Deputetëve të Unionit.

Merkel i ka garantuar kryetarit të porsazgjedhur  të klubit të deputetëve përkrahje të plotë në punën e mëtutjeshme.

Zgjedhjen e Kauderit kanë rekomanduar edhe liderët e Unionit Kristian Social, i cili bashkë me CDU-në, në nivelin federal krijon Unionin CDU/CSU dhe klubin e përbashkët të deputetëve në Bundestag.

Humbjen e Volker Kauderit komentuesit dhe opozita e vlerësojnë si fillim të fundit të epokës së kancelares Merkel dhe si simbol i pakënaqësisë edhe të vet klubit të deputetëve të Unionit me punën e gjertanishme të qeverisë së re të koalicionit nën udhëheqjen e saj.

Kryetari i klubit të deputetëve të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) Thomas Oppermann e ka karakterizuar disfatën e Kauderit si “kryengritje kundër Angela Merkel”, ndërsa shefi i Partisë Liberale të Gjermanisë (FDP) Christian Lindner ka kërkuar votëbesim për Merkel në Bundestag./Insajderi.com.