Tërmetet në Shqipëri bëhen trend global në rrjete sociale

Tërmetet në Shqipëri bëhen trend global në rrjete sociale

Shqipëria që nga pasdita e djeshme është duke u përballur me tërmete të fuqishme, shkruan Gazeta Insajderi.

Frikë e trishtim të madh po përjetojnë banorët e zonës së Tiranës, Durrësit dhe rrethinës.

Përveç kësaj, tërmetet janë bërë trend global edhe në rrjetin social “Tëitter”. Raportimet dhe komentet nga vendi dhe bota janë me qindra.

Pjesa dërrmuese e banorëve kanë dalur nga shtëpitë dhe apartamentet banuese nga frika se ndonjë tjetër mund të ndodhë.

Instituti që merret me matjen e shkallës së termetit njofton se para pak minutash, respektivisht në orën 00:03, ka ndodhur një tërmet me magnitudë 3.7.