Tërmeti në Dibër dhe në Kukës, ministria del me njoftim zyrtar

Tërmeti në Dibër dhe në Kukës, ministria del me njoftim zyrtar

Dy tërmete kanë goditur Shqipërinë brenda pak minutash, njëri në Kukës dhe tjetri në Peshkopi.

Fillimisht u njoftua për tërmete me magnitudë 4.6 dhe 4.5 ballë, teksa më vonë ministria e mbrojtjes ka bërë me dije se kanë qenë 3.9 dhe 3.8, shkruan Top Channel.

Në Kukës lëkundjet kanë qenë të forta, dhe janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Shëngjin.

Njoftimi:

Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8  dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki. /Insajderi.com