Tërmeti në Ekuador lë 77 persona të vdekur

Tërmeti në Ekuador lë 77 persona të vdekur

Një tërmet i fortë e ka goditur Ekuadorit me një dridhje prej 7.8 magnitudë, duke të vrarë të paktën 77 njerëz dhe duke shkaktuar dëme në  qytetin e Guayaquil.

Autoritetet vendas shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në 6 provinca, ndërsa e një pjesë e banorëve humbën shërbimin telefonik.

Një urë u shemb krejtësisht në qytetin e Guayaquilit dhe në Manta, aeroporti u detyrua të mbyllej pas dëmtimit të kullës së kontrollit.

Presidenti Rafael Correa, ka deklaruar se vendi është në një emergjence kombëtare dhe kërkoi nga 16 milionë njerëzit e shtetit që të qëndrojnë të qetë, njofton ABC.net

“Dashuri e pafundme për familjet e të vdekurve,” ka shkruar ai në Twitter.

Ekuadori është i prirur për tërmete, pasi ndodhet në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit”, një zonë lëvizjesh të forta sizmike kjo në Oqeanin Paqësor./Insajderi.com