Tërmetit në Turqi, pas më shumë se 17 orësh shpëtohet një grua nga rrënojat

Tërmetit në Turqi, pas më shumë se 17 orësh shpëtohet një grua nga rrënojat

Forcat turke të kërkim-shpëtimit, nxjerrin një të moshuar nga rrënojat.

Ajo kishte më shumë se 17 orë që qëndronte poshtë ndërtesës së shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm, i cili goditi qytetin më të madh në provincën Elazig të Turqisë.

Presidenti turk z. Recep Tayyip Erdoğan ka lajmëruar se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën.

Punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat e ndërtesave së shembura nga tërmeti janë duke vazhduar.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 1.000 të tjerë janë plagosur.