Tërmkolli: Ne jemi njerëz të yrysheve – por në këtë vend janë vrarë njerëz

Tërmkolli: Ne jemi njerëz të yrysheve – por në këtë vend janë vrarë njerëz

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka deklaruar se përkundër se tash është lehtë të flitet duhet ta kemi parasysh një gjë “në këtë vend janë vrarë njerëz”, derisa ka folur për Gjykatën Speciale dhe akuzat që po vijën për ish-liderët e UÇK-së, njofton Insajderi.

Sipas saj, është e habitshme se si ndërkombëtarët, kaq shumë në numër, që u vendosën pas luftës në Kosovë, nuk arritën të zbulojnë asnjë vrasje.

“Ne jemi njerëz të yrysheve. Na vjen njëfarë turri, me kall gjithçka, por pak marrim vendime në interes të vendit dhe të shtetit. Sot është lehtë të thuash që është keq, por kjo e ka një historik. Në këtë vend janë vrarë njerëz”, ka thënë Tërmkolli në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

“Ajo çka ka ndodhë me 50 mijë forca të KFOR-it dhe me 10 mijë trupa civilë të UNMIK-ut dhe asnjë rast nuk u zbulua kjo jep të kuptohet shumë”.

Megjithatë, ka deklaruar Tërmkolli, “kjo çka ndodhi me presidentin dhe kryetarin e PDK-së ishte krejtësisht politike”.

Ajo ka shtuar se përkundër gjykimeve të individëve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk po gjykohet dhe nuk mund të gjykohet dot./Insajderi.com