Tërmkolli për Abdixhikun: Po e vazhdon idenë e Mustafës për t’më “zhdukur”

Tërmkolli për Abdixhikun: Po e vazhdon idenë e Mustafës për t’më “zhdukur”

Anëtarja dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka akuzuar kryetarin e ri të kësaj partie, Lumir Abdixhikun se, siç ka thënë ajo, po përpiqet për ta “zhdukur”, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ajo është shprehur se Abdixhiku po e vazhdon diferencimin ideo-politik dhe përpjekjen për ta “zhdukur”, pas kryetarit paraprak të LDK-së, Isa Mustafa.

“Edhe në 1989-tën më diferencoi deri në ‘zhdukje’ politika gjenocidale e Millosheviqit të cilës i shërbente Isa, që natyrshëm e vazhdon Lumiri”, ka shkruar ajo.

Melihate Tërmkolli ditë më parë, para se Lumir Abdixhiku të zgjedhjet lider i partisë, kishte deklaruar se të gjithë kandidatët pretedentë për kryetar të LDK-së, duhet të japin dorëheqje nga kjo parti.

E pyetur a duhet edhe Abdixhiku të japë dorëheqje nga LDK-ja, Tërmkolli kishte thënë që edhe ai duhet të largohet.

“Pse kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në? Kush e ka sjell Lumirin aty? Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”, kishte thënë ajo./Insajderi.com