Termokos ka nisur me sezonin e ri të ngrohjes

Termokos ka nisur me sezonin e ri të ngrohjes

Kryeshefi i ndërmarrjes së Teromokosit, Arsim Fetahu në televizionin Klan Kosova, ka bërë të ditur se janë rreth 2000 konsumatorë të rinj që janë kyçur në sistem të ngrohjes, njofton Insajderi.

Ai, gjithashtu ka treguar se ndërmarrja që ai e drejton, në këtë vit ka mbi 2000 konsumator të rinj, të cilët kanë kërkuar kyçje në rrjetin e ngrohjes.

“Sot kemi filluar sezonin e ri të ngrohjes. Për fat të mirë numri i konsumatorëve të rinj është afër 2000 konsumatorë dhe besoj se edhe konsumatorët që kanë qenë të kyçur vitet e kaluara do të jenë të kënaqur më shërbimet tona.”, tha Fetahu.

Fetahu ka treguar se shifra totale e konsumatorëve është 15,500./Insajderi.com.