Termokos ndal zyrtarisht ngrohjen

Termokos ndal zyrtarisht ngrohjen

Ngrohtorja e kryeqytetit “Termokos” ka përmbyllur sot sezonin e ngrohjes për vitin 2017/2018.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka Fejzullahu e cila thotë se furnizimi me ngrohje për këtë sezon ka përfundua sot në mëngjes.

“Zyrtarisht furnizimi me ngrohje për sezonin ngrohës 2017/2018 ka përfunduar sot në mëngjes”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Më tej, ajo ka shtuar gjithashtu se ky vit edhe konsiderohet si më i suksesshmi deri më tani sa i përket ngrohjes.

“Ky është një nga sezonet ngrohës më të suksesshëm deri më tani, gjatë të cilit për 6 muaj me radhë është siguruar ngrohje e mjaftueshme dhe cilësore për 24 orë pa ndërprerë për afro 13.500 konsumatorë”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, duhet përkujtuar se përfundimi i afatit ligjor për furnizimin me energji ngrohëse korrespondon edhe me ngritjen e temperaturave të ajrit në vendin tonë.