Termokos njofton se rifillon furnizimi me ngrohje në Prishtinë

Termokos njofton se rifillon furnizimi me ngrohje në Prishtinë

Termokos bën të ditur se shumë shpejt ambientet e konsumatorëve të tyre do të fillojnë të ngrohen me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore, njofton Insajderi.

Kështu u njoftua nëpërmjet një komunikate nga Termokos, nga ku tutje thuhet se gjatë ditëve kur nuk është arritur të furnizojë me ngrohje, konsumatorët nuk do të faturohen.

“Ditët, gjatë të cilave NP “Termokos” nuk ka arritur të furnizojë me ngrohje konsumatorët tanë, nuk do të faturohen. Edhe një herë shprehim keqardhje, që pa dashjen tonë kemi qenë të detyruar, që të ndërpresim ngrohjen për konsumatorët tanë”, thuhet në komunikatë.

Pas krijimit të mundësisë për të filluar marrjen e avullit nga TC Kosova B, tashmë NP “Termokos” ka nisur të marrë energjinë ngrohëse, të cilën kanë vazhduar ta shpërndajmë te të gjithë konsumatorët. /Insajderi.com