Tërnava: Të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit

Tërnava: Të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka transmetuar mesazhin e xhumasë për besimtarët muslimanë në këtë kohë pandemie, me ç’rast xhumaja nuk po falet nëpër xhami, për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tërnava ka bërë thirrje që të respektohen thirrjet e institucioneve për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe ka ftuar që të ndihmohen qytetarët që janë në vështirësi financiare sidomos në këto ditë.

Duke qenë se është rritur numri i të prekurve nga sëmundja COVID-19, Myftiu iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve për bashkëpunim që të ruhet shëndeti i të gjithëve.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava në mesazhin e së premtes u fokusua në dy çështje…

Gepostet von Bashkësia Islame e Kosovës am Freitag, 17. April 2020