Terroristët mund të vrasin 100 deputetë në 5 minuta

Terroristët mund të vrasin 100 deputetë në 5 minuta

Terroristët mund të kryejnë një masakër të vërtetë brenda 5 minutave nëse do të sulmonin Parlamentin Britanik.

Ata mund të vrasin më shume 100 deputetë të parlamentit. Janë këto rezultatet e një sulmi të stimuluar terrorist i cili kishte për qëllim të maste kapacitetet mbrojtëse të Mbretërisë, por rezultatet nuk është aspak premtues, shkruan Klan.

Stërvitja u bë kur Parlamenti ishte pushim. Për një kohë të gjatë rezultatet e këtij ushtrimi të forcave speciale u mbajtën të fshehta. Terroristet e stimuluar morën vetëm 5 minuta kohe për të sulmuar parlamentin.

Ata përdorën hyrjen kryesore të Ëestminster Palace dhe sulmuan dhomën e përfaqësuesve në shumë pak kohë. “Testi i elasticitetit”, siç u quajt sulmi i stimuluar erdhi pese muaj pas një goditjeje terroriste në Ëestminster Palace. Pas rezultateve dramatike të ushtrimeve të policisë, roje të armatosura u vendosën në çdo hyrje të parlamentit.