Terry ka një të preferuar nga blerjet e Contes

Terry ka një të preferuar nga blerjet e Contes

John Terry nuk i fshehu përshtypjet e tij të mira për shokun e ri të skuadrës, N’Golo Kante, pas debutimit të këtij të fundit kundër Milanit në turneun “International Champions Cup” të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Telesport.

Kante, i cili kaloi në Londër nga Leicester City për 32 milionë paundë në korrik, zëvendësoi Victor Mosesin pas 52 minutash lojë në Minneapolis, pavarësisht se kishte më pak se një javë stërvitje pas rikthimit të tij nga pushimet “post-Evropian”.

“Kante është një transferim i madh për ne dhe vjet ishte i jashtëzakonshëm. Është fantastike ta kemi në skuadrën tonë dhe të gjithë të rinjtë të cilët kemi marrë duken mirë, kështu që jam i kënaqur dhe po pres me padurim të luaj me ta në sezonin e ri. Cante luajti shumë mirë ndaj Milanit dhe ka qenë shumë mirë në stërvitje, ndonëse sapo është rikthyer në stërvitje”, u shpreh Terry pas fitores 3-1 ndaj Milanit.

Terry ishte shumë pranë mbylljes së bashkëpunimit të tij 21-vjeçar me Chelsea-n, por klubi i ofroi atij një kontratë të re në fund të majit. /Insajderi.com