Testamentet më të çuditshme dhe të pazakonta të historisë

Testamentet më të çuditshme dhe të pazakonta të historisë

Vdekja është diçka që na pret të gjithëve. Siç është edhe thënia, “Nuk mund ta marrësh me vete kur të vdesësh”.

Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve bëjnë testamentet e fundit, duke u lënë trashëgim pasurisë së tyre të afërmve të tyre. Por kjo nuk është gjithmonë kështu – disa njerëz zgjedhin t’u lënë paratë dhe sendet e tyre kafshëve shtëpiake dhe madje edhe njerëzve të panjohur.

“Bright Side” ka përgatitur një listë të testamenteve që do ju habisin, transmeton Insajderi.

Shekspiri i la gruas vetëm shtratin e tij të dytë më të mirë.

William Shakespeare i cili njihet në të gjithë botën si një nga dramaturgët më romantikë ndonjëherë, doli të mos ishte aq romantik në jetën reale. Në testamentin e tij të fundit, ai i la vetëm shtratin e dytë të preferuar ’gruas së tij të dashur, Anne Hathaëay. Shumica e pasurisë së tij shkoi tek e bija.

Testamenti i ‘darkës së të vdekurve’.

John Bowman, një zotëri i pasur nga Vermont, besonte fuqimisht në jetën pas vdekjes. Fatkeqësisht ai humbi gruan dhe dy vajzat e tij gjatë jetës së tij. Por ai ishte i bindur se pas vdekjes së tij ai do të bashkohej me familjen – diçka për të cilën të gjithë shpresojmë pasi të vdesim. Por Bowman e çoi atë një hap më tej.

Në testamentin e tij të fundit, John Bowman siguroi një fond prej 50,000 dollarësh i cili u krijua në mënyrë që të ruante rezidencën e tij me 21 dhoma për t’u siguruar që darka të shërbehej çdo natë, vetëm në rast se John dhe familja e tij shfaqeshin një ditë dhe ndiheshin të uritur. Amaneti i tij në testament u respektua deri në vitin 1950.

Testamenti më romantik ndonjëherë.

Dashuria e vërtetë nuk vdes kurrë. Kur Jack Benny, një komedian i famshëm kishte vdekur, ai u sigurua të përfshinte në testamentin e tij të fundit që e veja e tij të merrte një trëndafil çdo ditë, deri në ditën e saj të fundit.

Testamenti më i gjatë në histori.

Frederica Stilwell Cook njihet si autorja e testamentit më të gjatë në histori. Ajo vdiq në vitin 1925 dhe la një testament që përmbante 1066 faqe me 95.940 fjalë. Për hir të krahasimit, romani ikonik i Hemingëay, “Plaku dhe deti” është tetë herë më i shkurtër.

Qeni milioner.

Leona Helmsley, ishte një adhuruese e madhe e qenve. Kur vdiq në vitin 2007, ajo i la afër 12 milionë dollarë qenit të saj maltez, Trouble. Leona nuk ishte personi i parë që i la trashëgim pasurinë e saj një kafshe shtëpiake, por e saj ishte më masivja, duke e bërë Trouble një prej qenve më të pasur ndonjëherë.

Numra vërtet fatlum.

Kur Luis Carlos, një aristokrat i pasur nga Portugalia, vdiq në vitin 2007, ai ua la të gjitha paratë 70 të huajve nga Lisbona. Përfituesit u zgjodhën rastësisht nga një libër i numrave të telefonit.

Të paktën një burrë do të pendohet për vdekjen e Heinrich Heine.

Heinrich Heine, një poet nga Gjermania, e la të venë e tij Mathilde të gjitha paratë e tij nën një kusht: ajo mund t’i trashëgonte ato vetëm nëse martohej përsëri. Heinrich e shpjegoi kushtin e tij të çuditshëm duke thënë “Sepse atëherë, të paktën një burrë do të pendohet për vdekjen time”. /Insajderi.com