substanca virusale të gjetura në testet e gjakut të kryera te pacientët me Coronavirus mund të lejojnë mjekët të zbulojnë rastet më kritike dhe t'i ndihmojnë ata të p" />

Testi i gjakut mund të përcaktojë rastet e rënda të COVID-19 dhe rrezikun e vdekjes – thotë studimi

Testi i gjakut mund të përcaktojë rastet e rënda të COVID-19 dhe rrezikun e vdekjes – thotë studimi

Disa substanca virusale të gjetura në testet e gjakut të kryera te pacientët me Coronavirus mund të lejojnë mjekët të zbulojnë rastet më kritike dhe t’i ndihmojnë ata të parandalojnë që të infektuarit të mos përkeqësohen, sipas një studimi të ri, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Shkencëtarët studiuan gjakun e 299 personave që testuan pozitivisht për COVID-19 dhe më pas analizuan pesë substanca virusale të pranishme në gjakun e tyre.

Nga gjithsej, 200 pacientë ishin analizuar për të pesë substancat virusale, duke përfshirë CRP, D-dimer, IL-6, LDH dhe ferritin.

Rreziku më i madh i vdekjes ndodhi kur niveli i D-dimerit ishte më i madh se 3 μg/ml dhe LDH ishte më i lartë se 1200 njësi/l, thanë autorët.

Doktorët deri më tani kanë vlerësuar ashpërsinë e sëmundjes bazuar në moshën dhe kushtet mjekësore para-ekzistuese, përfshirë obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe një sistem imuniteti të kompromentuar, theksuan autorët.

Por një test i thjeshtë gjaku mund të ndihmojë në udhëheqjen e trajtimit të pacientëve, shtuan ata. /Insajderi.com