Testi i parë i shtatzënisë posaçërisht për gratë e verbra

Testi i parë i shtatzënisë posaçërisht për gratë e verbra

Gratë me probleme në të pamur nuk mund të përdorin teste shtatzënie pa ndihmë, kështu që dizenjatorët britanikë kanë krijuar një prototip pionier, i cili lejon këto gra të jenë të parat ato që të mësojnë rezultatet e tyre, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

Në vend të vijave të zakonshme me shirita ose ekranit elektronik, prova prototip prodhon një buton të madh të ngritur për të treguar një rezultat pozitiv. Kjo i lejon gratë të ndiejnë rezultatet e tyre me gishta.

Më shumë se 5 milion teste shtatzënie shiten në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, duke i bërë ato një nga artikujt më të përodur të pajisjeve mjekësore në shtëpi. /Insajderi.com