Tetë ballë deti në Durrës, probleme në lundrimin e trageteve

Tetë ballë deti në Durrës, probleme në lundrimin e trageteve

Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit  ka shkaktuar probleme në aktivitetin portual dhe vonesa në lundrime, ndërsa deti ka arritur forcën 8 ballë.

Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi përkeqësimin e kushteve të motit në fundjavë. Për pasojë, situata e krijuar gjatë ditës së shtunë ka krijuar problematika në veprimtarinë portuale, kryesisht në nisjen dhe mbërritjen e trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona.

Trageti i linjës Durrës – Bari (”Aurelia”), i parashikuar për t’u nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme, është nisur në orën 15:20, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

Në Terminalin Lindor është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve tregtare, si pasojë e motit të keq.