Fituesi i Kupës së Kosovës, FC Prishtina, ka hasur në probleme edhe në udhëtimin e dytë në Gjibraltar.
Sipas drejtorit sportiv të klubit nga kryeqyteti, Granit Begolli, i cili ka folur për Klan Kosovën dyshohet për nëntë raste të reja të infektuar me COVID-19.
“Nuk kemi marrë ende konfirmim zyrtar prej përfaqësuesve atje, mirëpo tek po raportohet mund të ketë diçka”.
“Pritet vendimi se çka do të ndodhë me fatin e ndeshjes”.
Prishtina kishte pasur probleme edhe në herën e parë që kishte udhëtuar gjatë kësaj jave drejt Gjibraltarit. /Insajderi.com