Tetë takimet e dështuara – LDK e VV nuk po mirren vesh

Tetë takimet e dështuara – LDK e VV nuk po mirren vesh

Takimi mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar para pak minutash. Zyrtarët e të dy partive, Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti para medieve kanë njoftuar se nuk është arritur diçka konkrete mirëpo, do t’i vazhdojnë përsëri takimet për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për krijimin e koalicionit qeverisës, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Ky takim ishte i teti me radhë që dy partitë fituese nuk ia dolën t’i harmonizojnë qëndrimet.

Për takimin e radhës nuk është specifikuar nga asnjëra palë ndërsa kanë lënë të kuptohet që do të ketë ditëve në vijim.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë ndonjë informatë shtesë për bisedat e takimit të sotëm mirëpo zyrtarëe e të dy partive, kanë qenë të paqasshëm.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalur partia e parë fituese. Ajo i ka fituar 29 ulëse të në Kuvendin e Kosovës ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka qenë e dyta për nga numri i votave. Ajo do t’i 28 deputetë në kuvend gjatë ligjëslaturës së shtatë./Insajderi.com/