Tetë të vdekur dhe 193 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 10.988 nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 kurse në total numri i vdekjeve ka arritur në 373 raste.

Tetë të vdekur dhe 193 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit kanë vdekur tetë persona nga Coronavirusi, ndërsa janë infektuar 193 të tjerë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se këto rate kanë dalur nga 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 205 persona nga virusi Corona.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 10.988 nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 kurse në total numri i vdekjeve ka arritur në 373 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.