Tetë të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19

Tetë të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19

Tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se edhe 489 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej katër mijë e 82 mostra të marra për testim.

Derisa numri i të infektuarve ka shënuar një u;je të lehtë, ai i të shëruarve brenda një dite është rritur.

745 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 78 mijë e 702 numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot, derisa raste aktive vazhdojnë të mbeten 14 mijë e 20 sosh.

“Numri total i rasteve pozitive është 94.656 raste nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 246 raste, Mitrovicë 26 raste, Kamenicë 24 raste, Ferizaj 23 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 17 raste, Drenas 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Lipjan 12 raste, Obiliq 11 raste, Shtime 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Podujevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Rahovec dhe Suharekë”. /Insajderi.com