Tetë të vdekur e 354 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Tetë të vdekur e 354 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus në Malin e Zi, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe kohore në këtë vend janë regjistruar edhe 354 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 937 testime të kryera.

Më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar në Podgoricë, 170 sosh, ndërsa në Ulqin janë regjistruar 27 raste të reja.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 242 pacientë. Kurse vazhdojnë të jenë edhe tre mijë e 729 raste aktive. /Insajderi.com