Maqedonia e Veriut ka regjistruar tetë të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit, njofton Insajderi.
Autoritetet kanë njoftuar se 345 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë kësaj periudhe. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kanë kryer 2455 testime.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 2622 të vdekur, 67.453 të shëruar dhe 16.419 raste pozitive./Insajderi.com