Tetë viktima nga Coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë viktima nga Coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë pacientë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 771 raste të reja me Coronavirus, përcjell Insajderi.

Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 666 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste.

Numri i rasteve aktive është 11.909./Insajderi.com

666 TË SHËRUAR DHE 771 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, March 20, 2021