Teuta Krasniqi reagon sërish ndaj akuzave për keqtrajtim kafshësh

Teuta Krasniqi reagon sërish ndaj akuzave për keqtrajtim kafshësh

Aktorja Teuta Krasniqi ka reaguar sërish ndaj akuzave për keqtrajtimin e një qeni, gjatë xhirimeve të një skene filmi, njofton Insajderi.

Një ditë më parë, një qytetare në profilin e saj në Facebook, kishte hedhur akuza të rënda ndaj aktores duke thënë se ka keqtrajtuar një qen/qenushe e rrugës duke e vënë në gjumë me anestezion për shkaqe regjisoriale.

Në po të njëjtën ditë, ka reaguar aktorja e cila është producente në “Filmtory”, duke thënë se gjithcka është bërë me korrektësinë më të madhe, dhe vendosja në gjumë është bërë nga një veteriner i certifikuar.

Pas reagimit të parë, Teuta ka reaguar sërish, por kësaj radhe duke kërkuar falje.

Në emër të produksionit ajo ka kërkuar falje për zgjedhjen e qenit, i cili ishte pa pronar, por ka shtuar se në asnjë moment të vetëm ai nuk ishte keqtrajtuar.

Sipas saj, qeni ishte përzgjedhur për afërsinë që i gjithë stafi kishin krijuar.

“Pas reagimit tim ndaj akuzave me epitete të rënda dhe fyese, më lejoni të shtoj diçka.
Pas bisedave të shumta me përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e kafshëve, dua të theksoj që pavarësisht që produksioni nuk ka pasur asnjë qëllim të keq, përkundrazi filmi flet për dashurinë mes njeriut dhe kafshëve, e vlerësoj që gabimi i vetëm i produksionit që është bërë është përzgjedhja e qenit. Kishte me qene e udhës qe xhirimet te realizohen me ndonjë qen qe ka pronar por arsyeja qe është përzgjedh ai qenush është pikërisht fakti qe gjate 10 ditëve paraprake xhirime ne atë teren, ekipi është familjarizuar me qenin ku janë kujdesur me shume dashuri për te dhe kështu ka ardh deri te vendimi qe te xhirohet me te”, ka shkruar aktorja në llogarinë e saj në Instagram./Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)