Tevez mohon: Nuk jam unë futbollisti më i paguar në botë

Tevez mohon: Nuk jam unë futbollisti më i paguar në botë

Carlos Tevez nuk është darkord. Polemikat që ka ndezur rroga e tij monstruoze, ose të paktësin sikurse perceptohet pas transferimit të tij në Kinë, nuk janë kapërdirë lehtë nga argjentinasi. Sipas gjykimit të “Apasht” të gjitha thashethemet, përveçse nuk janë me vend, por janë edhe të gabuara.

Sulmuesi argjentinas i blerë në këtë merkato dimri nga skuadra e Shanghai Shenhua në fakt ka mohuar faktin e të qënit futbollisti më i paguar në botë dhe këtë e ka bërë në konferencën e tij të parë për mediat, si futbollist i Superligës kineze.

Tevez mohon të jetë futbollisti më i paguar në botë.Legjenda metropolitan?Carlitos u prezantua përpara mikrofonëve gjatë ditës së shtunë, pasi më parë kishte debutuar në stërvitje me shokët e tij të rinj të skuadrës.

Gjatë konferencës për shtyp 32-vjeçari foli edhe në lidhje me situatën e tij kontraktuale: “Pas ndeshjes time të fundit, nuk u kam thënë asgjë mediave lokale në lidhje me pagën time. Ky është informacion që nuk duhet të bëhet publik, për më tepër edhe në shenjë respekti ndaj shokëve dhe kolegëve të mi. Gjithsesi, rroga ime nuk është aq e madhe sa dëgjoj të thuhet, janë të gjitha legjenda. Por për motivet që citova më parë, nuk kam për qëllim t’ju them se sa është paga ime reale”.

Sulmuesi argjentinas deklaroi se nuk e publikon rrogën e tij në shenjë respekti ndaj kolegëve, shkruan Telesport.

Nuk duket shumë bindës me argumentimin e tij, dhe pavarësisht se shifra reale mund të fryhet nga thashethemet, që sipas mediave mendohet të jetë 735 mijë euro në javë, Tevez gjithsesi do të mbetej gjithsesi futbollisti më i paguar, që pas transferimit të tij te Shanghai Shenhua.

Ish-juventini preferon ta mënjanojë dhe të përqendrohet te presioni me të cilin do të duhet të përballet për këtë zgjedhje të tij të jetës, që në moshën 32-vjeçare e solli në kampionatin aziatik.

“E di që do të ketë presion, por do të di si të përballem falë dashurisë time për futbollin dhe pasionit për sportin. Superliga kineze bëhet gjithmonë e më e fortë dhe konkurruese nga viti në vit dhe kampionati që është gati të fillojë do të jetë shumë intensiv”, përfundoi Tevez.