fbpx

Tha se femrat nuk dijnë të bëjnë rep, reagon Dafina Zeqiri

Tha se femrat nuk dijnë të bëjnë rep, reagon Dafina Zeqiri

Deklarata e reperit të njohur Ledri Vula se femrat nuk dijnë të bëjnë rep ka bërë një bujë të madhe mediatike.

Ai kësaj deklarate i ka shktuar edhe diçka, duke thënë se ai e ka pasur në kuptimin se femrat nuk po përdorin fjalorin e duhur e nëse do të kishte pasur diçka më shumë për to nuk do të bashkëpunonte me Taynan.

Por rreth kësaj që është stërfolur në media ka reaguar ish e dashura e tij, Dafina Zeqiri duke lënë të kuptohet se ka qenë plotësisht kundër tij.

“Mua po më vjen mirë që po ka femra repere që nuk shfajësohen, se ka pas një mungesë shum të madhe. Jena msu me ngu muzikë anglisht ku gjithmonë ka pas hip/rep, femra/meshkuj. Po te na? Jo. Jena kon shumë pak veta, t’flas për veti që e kena bo dhe e nojna për qef” ka shkruajtur në një postim në Instastory.

Gjithashtu ajo ka pasur një mesazh për mikeshat e saja repere shqiptare duke i thënë se duhet të bëni qejf sepse ka konkurencë sa tëdush(sidomos djemtë) kështu që mos e poshtëroni njëri tjetrin se na duhet njëri tjetri.