Thaçi takohet me serbin që e akuzon atë se ka qenë në dijeni për kidnapim të 9 serbëve

“Ne dëshironim të shkonim në takim sepse mendonim se Thaçi di dhe jemi të bindur se ai e dinte. Dhe sot e kësaj dite mua askush s’mund të më bind se ai s’e di. Unë këtu i kam emrat e njerëzve që i kidnapuan ata.", kishte thënë Milorad Trifunoviq, me 23 tetor.

Thaçi takohet me serbin që e akuzon atë se ka qenë në dijeni për kidnapim të 9 serbëve

Presidenti, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim të përbashkët përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të komunitetit shqiptar dhe atij serb, gjatë një takimi që ka pasur të enjten gjatë ditës.

Sipas një komunikate të presidencës, Thaçi ka falënderuar përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të dy komuniteteve për gatishmërinë e tyre për t’u takuar dhe për të punuar së bashku për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre.

“Ju përgëzoj për gatishmërinë për të punuar së bashku për këtë çështje kaq të ndjeshme. Politika duhet të ndihmojë në mbylljen e këtij kapitulli të dhimbshëm”, citohet të ketë thënë presidenti.

Thaçi që gjatë muajit të kaluar në 4 letrat e dërguara prokurorisë ka kërkuar zbardhjen krimeve të luftës, sipas komunikatës, të martën e 10 nëntorit ka kërkuar që kjo çështje të shtrohet edhe në Bruksel, “si një temë që nuk pret më”.

Por 17 vite më parë, një nga të pranishmit në këtë takim të sotëm, mori pjesë edhe përfaqësuesi i familjeve të viktimave serbe, Milorad Trifunoviq.

E Trifunoviq nuk është se shpreson shumë në Thaçin.

Së paku kështu kishte deklaruar në pjesën e dytë të dokumentarit “Gjahu në UÇK” të “Zona Express”.

Trifunoviq deklaronte Hashim Thaçi e di se kush ia kishte vrarë vëllanë, i cili ishte minator, e që u kidnapua së bashku me 9 serbë të tjerë në vitin 1998, në minierën që gjendet në fshatin Bellaqevc të Obiliqit.

Në këtë dokumentar, Trifunoviq, deklaronte se “vëllain dhe kolegët e tij i ka kërkuar në të gjitha adresat e një nga to ishte edhe drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi.

miloradi

Madje në nëntorin e vitit 1998 me ndërmjetësimin e William Walker, Thaçi sipas Millorad Trifonovoqit, ishte pajtuar të takohej me një grup të serbëve që kërkonin të afërmit e tyre.

Millorad Teifonoviq në dokumentar thotë se është i bindur se drejtori politik i UCK-së, ka dijeni se kush ka qenë, ushtarët e UCK-së, që ja kidnapuan vëllanë dhe 9 serbët e tjerë.

“Ne dëshironim të shkonim në takim sepse mendonim se Thaçi di dhe jemi të bindur se ai e dinte. Dhe sot e kësaj dite mua askush s’mund të më bind se ai s’e di. Unë këtu i kam emrat e njerëzve që i kidnapuan ata.

Trifunoviq thoshte se Thaçi s’kishte pranuar ta takonte kurrë dhe deklaronte se i di emrat e atyre që ia vranë vëllanë dhe 9 serbët e tjerë, por s’i thoshte dot sepse e rrezikonte dëshmitarin që ia tregoi, e që sipas tij ishte shqiptar.

“Ne ata emra ia dham komisionit të Beogradit për persona të zhdukur dhe ky komision i Beogradit ia përcolli KFOR-it dhe UNMIK-ut, por sic ju thashë edhe më parë gjatë bisedës, kurrë skemi marrë infomat kthyese nga KFOR-i dhe UNMIK-u për ta. Kurrë”, thotë ai në dokumentar./Insajderi.com