Thaçi: Aksioni i Policisë në veri para nëntë vjetëve, siguroi bashkimin territorial të Kosovës

Thaçi: Aksioni i Policisë në veri para nëntë vjetëve, siguroi bashkimin territorial të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar aksionin e Policisë para nëntë viteve, kur u morën nën kontroll pikat kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ky aksion, në të cilin u vra edhe polici, Enver Zymeri, bëri bashkimin territorial të Kosovës.

Në këtë postim, të cilit Thaçi i ka bashkëngjitur një video teksa shëtitet me një barkë në liqenin e Ujmanit, tutje ka shtuar se 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës.

“Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Insajderi.com/

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin…

Posted by Hashim Thaçi on Saturday, July 25, 2020