Thaçi akuzon BE-në se po e përkrah vetëm Serbinë

Thaçi akuzon BE-në se po e përkrah vetëm Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar “udhëheqësinë e BE-së” për mungesë të vizionit, efikasitet dhe kurajos për politikat në Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Evropian “duhet të ndërrojë qasjen e tyre”, ka thënë Thaçi të hënën në një prononcim për Agjencinë Austriake të Lajmeve në Vjenë.

Në veçanti ai kritikoi komisionarin për negociata të zgjerimit në BE, Johannes Hahn.

“Vonesa e Bashkimit Evropian nuk mund të justifikohet”, ka thënë Thaçi, i cili i takua me presidentin austriak Alecander Van der Bellen, të hënën.

“Përderisa Feredica Mogherini provon të mbajë dinamikën e njëjtë në politikat e Ballkanit Perëndimor, Hahn fatkeqësisht nuk është prezent në Evropën Juglindore”, ka thënë Thaçi.

Thaçi është shprehur veçanërisht i shqetësuar rreth opinionit të tij pas qëndrimeve të Hahnit në fund të prillit kur po vizitonte Beogradin.

Pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Thaçi kishin biseduar më parë për dëshirën e shqiptarëve për një “Shqipëri të Madhe”, Hahn ka folur për “qëndrimet e ashpra” të Thaçit e Ramës.

“Komisionari Hahn kujdeset vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

Hahn është shfaqur “kohëve të fundit vetëm me disa deklarata që janë për të ardhur keq”. /Insajderi.com