Thaçi apel për qytetarët: Kujdesuni për vetën dhe të tjerët

Thaçi apel për qytetarët: Kujdesuni për vetën dhe të tjerët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka apeluar për qytetarët e vendit që në këtë kohë pandemie të bëhet kujdes, durim dhe të respektohen masat anti-Covid, njofton Insajderi.

Një mesazh të tillë, Thaçi e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ndër të tjera ka theksuar është përgjegjësi qytetare që në këto kohë të vështira të shprehet dashuria dhe respekti për njëri tjetrin nga distanca.

Sipas Thaçit, vetëm zbatimi strikt i masave do të na nxjerr fitues në betejën me pandeminë.

Më pas Thaçi ka thënë se në këtë kohë është patriotizëm që t’i ruajmë heronjtë tonë e që janë personeli shëndetësor të cilët që nga fillimi i pandemisë janë në vijat e para të frontit.

Në fund, ai ka lënë porosinë që të kujdesemi për vetën dhe të tjerët./Insajderi.com