Thaçi: Avni Mula, humbje madhe e kulturës kombëtare

Thaçi: Avni Mula, humbje madhe e kulturës kombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar me rastin e vdekjes së kompozitorit të shquar shqiptar, artistit të popullit, Avni Mula, për çka thotë se vdekja e tij është humbje e madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij, transmeton Insajderi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Thaçi foli për kontributin e dhënë nga Mula.

“Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare”.

“Lamtumirë maestro, lamtumirë nderi i kombit!”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com