Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorin Halil Meta

Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorin Halil Meta

Sot në fshatin Krojmir të Komunës së Lipjanit është përkujtuar në 20 vjetorin e rënies dëshmori Halil Meta.

Në këtë ditë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar dëshmorin me urdhrin “Hero i Kosovës”, transmeton Klan Kosova.

Ka qenë këshilltari i Thaçit, Ismail Syla që ia ka dorëzuar dekoratën babait të dëshmorit, Nezir Metës dhe të birit të tij, Arbnor Metës.

Ndarja e dekoratës është bërë gjatë manifestimit në Krojmir ku është shënuar edhe dita e shkollës së këtij fshati.